Një 31 vjeçar nga Kosova është plagosur në Zvicër.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në Brugg Ag, që i përket kantonit të Aargaut, raporton Klankosova.tv.
Viktima u dërgua për trajtim në spital, derisa nuk dihet rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Siç bën të ditur policia, kosovari u qëllua nga një veturë BMW e zezë në veturën e tij të tipit Skoda.
Ende s’dihet se cila ishte arsyeja e këtij incidenti, raporton Klankosova.tv.
Autoritetet e kanë kapur një të dyshuar (24 vjeçar zviceran), e po ashtu më vonë u arrestua edhe një kosovar, të cilët më pas u liruan nga policia.
Tutje nuk u dha më shumë informacione nëse këta të dy ishin brenda BMW-së nga e cila dyshohet se erdhën të shtënat, e po ashtu nuk u dha informacion rreth identitetit të tyre.
Ndërkohë bëhet e ditur se edhe sot spitali ku është i shtrirë 31 vjeçari nga Kosova, po ruhet nga policia.
