11.7 C
Pristina
spot_img

Dita e Personave të Zhdukur, familjarët kujtojnë fjalët e fundit me ta

Sa herë që vjen 27 prilli, shumë familje në Kosovë kanë dhimbje, dhimbje për familjarët e tyre të cilët gjatë luftës së fundit u vranë, u masakruan dhe më pas u zhdukën. Kujtimi për ta mbetet i paharrueshëm e dhimbja forcohet pasi edhe pas 26 vjetësh ende nuk i kanë gjetur më të dashurit të tyre. Në këtë ditë janë organizuar aktivitete të ndryshme në nderim e homazh për ta.

E kujton vëllanë e zhdukur 26 vjet më parë, e bashkë me kujtimet edhe dhimbjen për mbi dy dekada e gjysmë.

Lutfija, motra e Adem Ademit, kirurgut që mjekoi shumë ushtarë të UÇK-së, kujton takimin e fundit më të.

“Vëllau ka qenë kirurg në Mitrovicë, ka shërby në Shalë të Bajgorës, I ka shërua ushtarët e UCK-së, kur ka fillua bombardimi i NATO-s është bllokua rruga për Shalë të Bajgores, atëherë ka shërbye kah pjesa e Drenicës, Vushtrrisë, Oshlanit me radhë andej, në 11:33 takimin e fundit e kam pasë kur vajza ime e ka pasë temën e diplomës, i thashë nëse të duhet materiali ta gjen daja dhe shkuam te daja atë ditë”, rrëfen motra e tij, Lutfije Ademi Vokshi.

Por shpresa e motrës për të vëllanë nuk shuhet.

“Ne familjarët së pari ta ngrisim zërin dhe ti kërkojmë më të dashurit tonë që na mungojnë prej 1999 deri tash, mirëpo shpresat nuk na vdesin kurrë, mbesim me shpresa që një ditë do të zbulohen të gjitha rastet”, shton ajo

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, tha se nuk do të ndalen asnjëherë derisa të dihet fati edhe i personit të fundit të zhdukur.

“Të zhdukurit, plaga jonë nuk është individuale por është një plagë që e prek të gjithë shoqërinë tonë, nuk mund të ketë normalitet pa u zgjidh, pa u tregu e vërteta pa ar hë drejtësia në vend. Të zhdukurit nuk mund të shërohen si plagë vetëm me kalimin e kohës, kjo plagë do shërohet vetëm kur drejtësia do vie në vend, kur e vërteta do të ju tregohet familjeve”, tha Hoti

Në ditën kombëtare të personave të zhdukur në Kosovë, kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti i shoqëruar nga deputetë ka bërë homazhe te monumenti i personave të zhdukur përballë Kuvendit të Kosovës.

Homazhe janë bërë edhe në Parkun Memorial “Të zhdukurit me dhunë nga Serbia” në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom%2Fvideos%2F1611318552887864%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img