17 C
Pristina
spot_img

Në shenjë solidarizimi me familjet e të pagjeturve, Komuna e Prishtinës ndalë dritat

Për solidarizim me familjet e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, në objektin e Komunës së Prishtinës janë fikur dritat.

Për këtë ka treguar kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.

Në ditën kur përkujtohen të pagjeturit, Rama ka thënë se jemi pranë familjeve të tyre.

“Ndalëm dritat e objektit të Komunës për t’u solidarizuar me familjet e të pagjeturve. Në këtë ditë përkujtimi, jemi pranë tyre, me respekt të thellë për qëndresën, forcën dhe përkushtimin e tyre të palëkundur për zbardhjen e së vërtetës”, ka shkruar ai në Facebook. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img