15.3 C
Pristina
spot_img

Zbulohen tri prioritetet kryesore të Interit për afatin kalimtar veror 

Interi raportohet se i ka dhënë prioritet transferimit të një sulmuesi, një mbrojtësi krahu dhe një qendërmbrojtësi në afatin kalimtar veror.

‘Nerazzurrët’ po përgatiten për një përfundim të vështirë të sezonit, pasi pavarësisht eliminimit nga Kupa e Italisë, ata janë ende në garë për Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Drejtorët e klubit dhe presidenti Beppe Marotta, sidoqoftë, tashmë po punojnë në prapaskena për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Siç ka raportuar Calciomercato, trajneri Simone Inzaghi dhe bordi i klubit tashmë kanë identifikuar fushat në të cilat ata duhet të përforcohen sezonin e ardhshëm.

Sipas raportit, Interi do të synojë një qendërsulmues, një sulmues anësor, i cili mund të luajë në sistemin e tyre me 3 mbrojtës dhe një qendërmbrojtës.

Kampioni në fuqi i Serie A do të tentojë të nënshkruajë me dy sulmues në rast se Mehdi Taremi largohet.

Reprezentuesi iranian u transferua në Itali verën e kaluar si lojtar i lirë, por ka realizuar vetëm tre gola në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Për pozicionin e mbrojtësit të krahut, Luis Henrique (Marseille) kryeson listën e dëshirave të Interit.

Sidoqoftë, ndonëse lojtari është pajtuar për kushtet personale me Interin, këta të fundit duan të negociojnë një tarifë më të ulët të transferimit me Marseille, pasi nuk janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për brazilianin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img