Ky është një moment kur Melania Trump reagoi dhe i ndihmoi Donald Trumpit në një moment të sikletshëm gjatë funeralit të Papa Françeskut.
Presidenti amerikan gati sa nuk bëri një skandal diplomatik.
Në një moment të pranishmit u ftuan që të shfaqnin shenjat e paqes duke shtrënguar duart e njëri-tjetrit.
Trumpi shikonte se çfarë po ndodhte dhe nuk përfshihej, por Melania i ndihmoi.
Eksperti i leximit të buzëve, Nicola Hickling ka thënë se Melania e ka këshilluar Trumpin që të shtrëngonte duart me të tjerët.
“Duhet ta bësh”, i ka pëshpëritur në vesh Melania.
Trumpi më pas nisi të përshëndeste të ftuarit e tjerë.