12.7 C
Pristina
spot_img

Rrebeshe shiu në këtë fundjavë

Reshje lokale shiu që paraqiten gjatë natës, vijojnë dhe mëngjesin e ditës së shtunë.  Nga mesdita do të ketë edhe intervale me diell, ndërkohë që zhvillohen vranësira vertikale që japin kushte për rrebeshe shiu e bubullima orëve të pasdites. 

Më vonë në mbrëmje mund të shpërndahen vranësirat për intervale kthjellimesh.  Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-8m/s.  Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17C e 20C, e ato minimale pa ndonjë ndryshim zbresin në 10C e 12C.

Rrebeshe shiu po parashihen edhe ditën e diel, orëve të pasdites, porse nuk mungojnë intervale me diell.  Nga dita e hënë vranësirat shpërndahen, e po shfaqen kushte të motit më stabil, me kthjellime e intervale më të gjata me diell nga dita e martë.  Temperaturat zbresin deri në 16C e 18C, nga dita e mërkurë shënojnë rritje deri në 20C e 22C.  Minimalet në ndërkohë mund të zbresin deri në 3C e 4C, nën kushte të motit më të kthjellët.  Erërat ndryshojnë drejtimin e frynë nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-11m/s.

Qarkullimi më i mirë ajror që po parashihet sidomos nga dita e diel, do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit.  Indeksi në përgjithësi gjatë kësaj fundjave do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira./MendimipërMotin/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img