16.1 C
Pristina
Thursday, April 24, 2025

Buy now

spot_img

Osmani nderon Forcat e Armatosura të Finlandës me Medaljen Presidenciale Ushtarake 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar për ndarjen e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” shkroi se theksoi rëndësinë e rolit të paqeruajtësve finlandezë, duke i quajtur ata “heronj të paqes, që veprojnë edhe atëherë kur është më e vështirë.

“Dje, në Pallatin Presidencial në Helsinki, kisha nderin ta ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it. 

Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”,ka shkruar Osmani.

Ajo shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës për çdo ushtar finlandez që ka shërbyer në vendin tonë, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img