17.7 C
Pristina
Thursday, April 24, 2025

Buy now

spot_img

Trump: Është më e vështirë të merresh me Ukrainën se me Moskën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është më e vështirë për Shtetet e Bashkuara të arrijnë një marrëveshje me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sesa me Moskën për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Gjatë një deklarate për mediat, Trump theksoi se ai beson se Rusia është “gati” për të arritur një marrëveshje dhe se një marrëveshje me Moskën mund të ishte më e thjeshtë, ndërsa për Ukrainën shtoi se ka qenë më e vështirë.

“Unë mendoj se Rusia është gati. Mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky. 

Mendova se mund të ishte më e lehtë të merresh me Zelensky. Deri më tani, ka qenë më e vështirë, por kjo është në rregull”, tha Trump kur u pyet për përpjekjet e tij për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin ukrainas.

Në postimin e tij në “Truth Social” të mërkurën, Trump kritikoi deklaratat e Zelenskit se Ukraina nuk do të pranojë kurrë Krimenë si pjesë të Rusisë. 

Ai e quajti këtë qëndrim të dëmshëm për negociatat, duke theksuar se Krimea u humb disa vite më parë gjatë administratës së Presidentit Barack Obama dhe, sipas tij, nuk është një pikë diskutimi.

“Shpresoj që ata ta bëjnë këtë”, shtoi Trump, duke shprehur besimin e tij se mund të arrihet një marrëveshje mes të dyja palëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img