11.3 C
Pristina
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

spot_img

Faton Peci godet Duda Baljen: S’e kemi luksin ta lëmë fatin e Kosovës në kapriçot edhe qejfet e individëve të disa komuniteteve jo-shumicë

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka goditur Kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Baljen, duke thënë se Kosovës i duhet një një qeveri me koalicion të shumicës shqiptare, dhe jo të mbetet fati i Kosovës “në kapriçot dhe qejfet e individëve të disa komuniteteve joshumicë”, duke specifikuar komunitetin boshnjak, shkruan Reporteri.net.

Peci ka thënë se për formimin e institucioneve duhet gjetur zgjidhje e përbashkët.

“Mendoj që Kosovës i duhet një qeveri me koalicion të shumicës shqiptare për shkak se nuk e kemi luksin me mendu dhe me lënë fatin e Kosovës në kapriçot edhe qejfet e individëve të disa komuniteteve jo-shumicë. Kur flas për komunitetet joshumicë, flas për komunitetin boshnjak dhe të tjerë. ”, ka thënë Peci për RTK.

Sipas tij, fajtor për situatën e krijuar janë partitë politike PDK,LDK, AAK dhe Lista Serbe. Peci ka thënë se ato nuk mund ta diktojnë emrin e Kryekuvendarit.

“Situatën e komplikoi opozita, LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Ata e komplikuan përse ngarendja që vetëm për të votuar kundër, ne nuk ishim të angazhuar që të jemi të gjithë në sallë, për shkak se nuk e kemi menduar një situatë që mund të përfundojë si e tillë. Rrjedhimisht atë ditë kur ka dështuar procesi i verifikimit të mandateve, kanë qenë disa deputetë që kanë qenë ose në bife, ose në korridore”, ka theksuar ai.

Ndryshe, Balje ka kërkuar formimin e Komunës së Boshnjakëve në këmbim të votës për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë.

Në votimin e së shtunës kur u propozua emri i Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare, Balje s’mori pjesë në votim./Reporteri.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img