10.7 C
Pristina
Saturday, April 19, 2025

Buy now

spot_img

Ish-kryetari i Supremes: Kodi Penal s’e lejon gjykimin në mungesë ndaj terroristëve të Banjskës

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka refuzuar propozimin Prokurorisë Speciale për procedim të gjykimit në mungesë ndaj të dyshuarve me në krye kryekriminelin Millan Radoiçiq për agresionin në Banjskë, më 24 shtator të 2023-së.

Në lidhje me këtë, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, tha se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte i pritshëm.

Kjo pasi sipas tij, mënyra se si është formuluar norma në Kodin e Procedurës Penale, neni 303, paragrafi 7, i cili i referohet nenit 104 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, në asnjë mënyrë nuk lejon që të mbahet gjykimi në mungesë.

“Mua më habit çështja se pse krijon dilema rreth kësaj çështjeje veçmas kur kemi të bëjmë te komuniteti i juristëve, ngase norma është e ndërtuar gabimisht, por është kristal e qartë, nuk lejon gjykim në mungesë, për faktin se neni 104 i referohet veprave penale të cilat nuk mund të parashkruhen”.

“Kodi i Procedurës Penale thotë se gjykimi në mungesë mund të mbahet vetëm për veprat penale që nuk i nënshtrohen parashkrimit, kurse sipas nenit 104 parashkrimit nuk i nënshtrohen krimet e luftës, gjenocidi, krimi kundër njerëzimit dhe vrasja e rëndë”.

“Ndërsa këta nuk akuzohen për krime të luftës por për terrorizëm. Vrasja e rëndë është muhabet tjetër, pasi këta nuk akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë por të terrorizmit”, tha Hasani në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se të gjithë terroristët e Banjskës akuzohen për veprën penale të terrorizmit me pasojë vdekje dhe veprën penale për sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës.

“Meqenëse ne i kemi pasur të pranishme këto vepra penale dhe pamundësisë që t’i kemi të qasshëm në organet e drejtësisë kryesit e këtyre veprave penale, ka qenë imediate që të amandamentohet Kodi i Procedurës Penale, pra të ndërtohet një normë që do ta legjitimonte mbajtjen e gjykimit në mungesë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img