Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbledhur sot Kryesinë e partisë.
Mbledhja ka nisur në ora 16:00 dhe aty pritet që të vendosen hapat se si do të veprojë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet nesër, me fillim në ora 10:00.
Menjëherë, pas mbledhjes së Kryesisë, në ora 18:00 pritet të mblidhet edhe Grupi Parlamentar.