15.7 C
Pristina
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

spot_img

Ky është 22 vjeçari nga Malisheva që vdiq pasi u lëndua rëndë në vendin e punës

Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Xhyliqi nga Malisheva. Djali i tyre 22-vjeçar ka vdekur, pasi ishte lënduar para pesë ditësh në vendin e punës.

I vdekur ka mbetur i riu Isuf Xhyliqi nga fshati Marali i Malishevës. 

Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Më 7 prill i njëjti ishte lënduar në vendin e punës, dhe për këtë rast është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

I riu në ditën kur ishte lënduar së pari ishte dërguar në QKMF-në në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil.

“I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img