Vlora Çitaku, deputete e re e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, ka mirëpritur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Sudanit, duke thënë se kjo përbën një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Nënkryetarja e PDK-së ka theksuar edhe se kjo njohje është një lajm i mirë për të gjithë.
‘‘Njohja nga Sudani përbën edhe një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë.
Rritja e numrit të njohjeve është jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale, dhe ky proces bëhet më i lehtë kur punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ajo.