4.5 C
Pristina
Sunday, April 13, 2025

Buy now

spot_img

Një person kapet me drogë afër Hotel Venus në Prishtinë, ky është 26-vjeçari që u ndalua për 48 orë

Një tjetër rast i posedimit të narkotikëve është zbuluar nga Policia e Kosovës në orët e vona të natës së premte në Prishtinë. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se rreth orës 23:40, gjatë një pikë kontrolli në rrugën “Ibrahim Rugova”, afër Hotel Venus, është ndaluar një veturë Mercedes me katër persona në të, përfshirë shoferin dhe tre pasagjerë.

Burimet e sigurta të Sinjalit kanë bërë me dije se gjatë kontrollit fizik ndaj njërit prej pasagjerëve, policia ka gjetur rreth 60 gramë të substancës së dyshuar narkotike – marihuanë, të cilën ai e mbante me vete.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari tek i cili u gjet drogë është 26-vjeçari, Dardan Uka.

Me të marrë informacionin, njësia kundër narkotikëve është aktivizuar menjëherë, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Të gjithë personat që ndodheshin në veturë, pra shoferi dhe dy pasagjerët tjerë, janë intervistuar si dëshmitarë.

Ndërkaq, Dardan Uka është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë.

Rasti po trajtohet nga njësia kundër drogës në kuadër të hetimeve për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope apo analoge.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img