0.3 C
Pristina
Monday, April 7, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj takohet me ambasadorin e Turqisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, zSabri Tunç Angılı.

Gjatë takimit, Haradinaj dhe ambasadori turk diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Kreu i AAK-së i shprehu ambasadorit Angılı falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

“Pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e shtetit turk,” deklaroi Haradinaj pas takimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img