2.2 C
Pristina
Monday, April 7, 2025

Buy now

spot_img

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë – Diskutuan për sulmin në Zveçan

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti është mbajtur sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në mbledhje është diskutuar për sulmin me granata dore në Postën e Kosovës në Zveçan me 1 prill, përcjell Arbresh.info.

Poashtu bëhet e ditur se mbrëmë janë arrestuar katër ‘pelegrinë’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë

“U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në komunikatën për media.

Mes tjerash, në mbledhje është diskutuar edhe ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë si dhe trysnia e Vuçiqit ndaj serbëve në Kosovë për të marr pjesë në tubimin e tij në Beograd javën që vjen.

“Në këtë mbledhje u konstatua se përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq si kryetar “de facto” i saj, Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxis tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën. Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”, thuhet në komunikatën për media.

“Njëkohësisht, ndaj serbëve të Kosovës, Serbia po ushtron trysni të paparë për pjesëmarrje në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, e që është paralajmëruar për javën që vjen. Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës falenderon të gjithë qytetarët për mbështetjen e shtetit tonë dhe të institucioneve të tij./Arbresh.info

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img