7.2 C
Pristina
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

spot_img

“Ka gjasa të mbetet i palëvizshëm”, detaje të rënda për punëtorin e sigurimit që u plagos gjatë grabitjes në Veternik

Javën e kaluar, në një qendër tregtare, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Në këtë rast u plagosën dy persona, i dyshuari për rastin në fjalë, dhe pjesëtari i sigurimit i një kompanie që bën bartjen e parave për një bankë.

Xhavit Gashi, drejtor i Ortopedisë në QKUK, ka thënë se ka gjasa që punëtori i sigurimit të mbetet i palëvizshëm.

“Dje kanë qenë kolegët nga reparti ynë dhe e kanë vizituar, në momentin që është bërë zgjimi nga anestezioni, në testimin preliminar nuk ka pasë lëvizje”.

“Sipas njohurive, sërish është dashtë të bëhet intubimi i pacientit pasi gjendja nuk ka qenë stabile. Nga ajo që kemi vërejtur ka plagë, të cilat e kanë dëmtuar në masë shumë të madhe boshtin kurrizor në pjesën e shpinës. Sipas të gjitha gjasave ka mbetur i palëvizshëm”, ka thënë Gashi për Klan Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img