7.7 C
Pristina
Monday, March 31, 2025

Buy now

spot_img

Gjykata Supreme sot duhet të dal me njoftim mbi ankesat zgjedhore

Sot është afati i fundit ku Gjykata Supreme e Kosovës duhet të dal me një vendim mbi ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet lidhur me zgjedhjet e mbajtura me 9 shkurt.

Pas nxjerrjes së aktgjykimeve nga kjo gjykatë, pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të dalë me njoftim për certifikimin e rezultateve.

Nga KQZ kanë njoftuar se janë në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme për të vijuar më tej me procesin.

 

 

“Aktualisht, procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare,” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Pas certifikimit të rezultateve, pritet që subjektet politike të nisin përgatitjet për fazën e formimit të institucioneve të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img