Jadon Sancho ka shprehur dëshirën për t’u kthyer në Borussia Dortmund, duke informuar agjentët e tij për këtë vendim.
Pas një periudhe të tensionuar në Manchester United, sulmuesi anglez ka shprehur se do të preferonte një rikthim në klubin ku pati sukses të madh.
Sipas burimeve të afërta, Bayer Leverkusen gjithashtu ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e tij.
Sidoqoftë, e ardhmja e Sancho-s, i cili aktualisht është i huazuar te Chelsea, mbetet e pasigurt dhe një lëvizje mund të ndodhi në ditët që vijnë.