12.2 C
Pristina
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

spot_img

Shtrenjtimi i tretë i rrymës, kreu i ZRrE-së na jep shpresë: “Shpresojmë çmime më të lira vitin tjetër”

Fjali ngushëlluese dhe shpresëdhënëse kanë ardhë nga kreu i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, i cili tha se “shpreson” se vitin tjetër mund të ketë çmime “më të favorshme” të energjisë elektrike, pas shtrenjtimit të tretë me radhë gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u ngjitën në pushtet edhe me votëzim për uljen e çmimit.

“Prandaj mos e konsideroni që ZRRE-ja po ka dëshirë me i rritë çmimet e energjisë elektrike, por këto janë mundësitë në treg. Shpresojmë që të kemi çmime më të favorshme në vitet e ardhshme, dhe shpresojmë që të kemi kapacitete gjeneruese vendore,

e të mos kemi nevojë ta importojmë atë sasi të energjisë dhe shpresojmë që këto biznese që janë bashkërisht me neve do të shikojnë mundësi për të investuar në kapacitete shtesë që do të na ndihmojnë, edhe këto vetë si biznese, por edhe neve si qytetarë, që të kemi çmime sa më të favorshme për konsumatorin tonë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img