Në Bërnicë të Prishtinës një fushë është përfshirë nga zjarri.
Siç ka bërë të ditur komandanti i Zjarrfikësve në komunën e Prishtinës për Klankosova.tv, Malë Gashi, zjarri është fushor dhe ekipet janë duke u marrë me shuarjen e zjarrit.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur fushatën për parandalimin e zjarreve me moton “mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”.