Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezullulluar dy partitë politike, Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate.
Sipas njoftimit të KQZ-së, këto dy parti politike u pezulluan pasi deri më 1 mars nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024.
Afati i fundit për dorëzimin e këtij raporti ishte 1 marsi, por partitë politike nuk i dorëzuan në KQZ as pas 15 ditësh afat shtesë.
Me vendimin për pezullim, këtyre partive u është dhënë edhe një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e raportit të tyre dhe nëse kjo nuk ndodhë, vendimi i radhës i KQZ-së pritet të jetë çregjistrimi i këtyre partive politike.