8.3 C
Pristina
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

spot_img

Shtetasi armen arrestohet në Vërmicë pasi kaloi kufirin ilegalisht – iu gjetën monedha ruse, siriane e libaneze

Një shtetas i Armenisë është arrestuar në Vërmicë, pasi ka kaluar ilegalisht kufirin duke mos duke poseduar vizë. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari ka hyrë nga territori i Shqipërisë në Kosovë, duke e shmangur kalimin nëpër PKK.

“Policia gjatë realizimit të detyrave të saja në brezin kufitar, dje më 18.03.2025, rreth orës 23:40, afër Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Vërmicë, ka ndaluar një person (këmbësor) për legjitimim. Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër PKK.

Policia e ka njoftuar ekipin mjekësor me qëllim ofrimit të ndihmës mjekësore. Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan”, shkruhet në njoftim.

Policia e ka intervistuar të dyshuarin në prezencë të avokatit dhe me vendim nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img