8.3 C
Pristina
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

spot_img

Osmani i shpreh mirënjohje Bill Clintonit në Berlin: Faleminderit për jetët e shpëtuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Berlin për “World Forum”, ku i pranishëm ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. 

Ky i fundit u nderua atje me çmimin “Paqebërësi i Shekullit”.

Fjalë të mëdha pati Osmani për Clintonin, duke e falënderuar për krejt çka bërë për Kosovën në kohë lufte.

“Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë. Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, ka thënë Osmani.

VIDEO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img