Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot në mbledhjen komemorative për babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se ai ishte njeriu që përjetoi padrejtësinë më të madhe.
Hamza për Haxhi Thaçin tha se ai nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi, përcjell Klankosova.tv.
“Baca Haxhi nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi”.
“Ai ishte njeriu që përjetoi padrejtësinë më të madhe, jo vetëm si një shqiptar që për dekada u rrit dhe jetoi në shtypje, por si baba, që pa të birin e tij, një nga luftëtarët dhe udhëheqësit më të shquar të çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, të mbajtur padrejtësisht në burg, larg familjes, larg popullit, larg atdheut, për të cilin dha gjithçka”, u shpreh tutje Hamza.