Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar këtë pasdite me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se për çfarë u diskutua në takim.
“Prita sot Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, z. Peter Sorensen. Në takim çmova rolin e tij dhe të BE-së dhe po ashtu theksova rëndësinë e partneritetit BE-ShBA për sukseset në Kosovë dhe regjion”, ka shkruar kreu i AAK-së.
Sorensen gjatë ditës është pritur edhe nga krerët e shtetit.