Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në stacion policor janë përcjellur 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Klankosova.tv