13.4 C
Pristina
Saturday, March 15, 2025

Buy now

spot_img

Tre nxënës të “Eqrem Qabej” në Mitrovicë bien në kontakt me rrymën, reagon shkolla

Shkolla fillore, e mesme dhe e ulët “Eqrem Çabej” në Mitrovicë ka njoftuar se tre nxënës të kësaj shkolle gjatë ditës kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas njoftimit të shkollës, nxënësit janë trajtuar nga shërbimet e emergjencës dhe janë në gjendje stabile, pa pasoja dhe janë në shtëpi.

“Pas hetimeve nga ekspertët, u konstatua se shkolla nuk mund ta kishte parashikuar këtë ngjarje, pasi problemi është shkaktuar nga instalimi i derës së hekurt para 20 vitesh dhe problemi ka qenë tërësisht brenda murit, gjegjësisht e pamundur të vërehet nga jashtë”, thuhet në reagimin e shkollës, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, shkolla tha se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin, teksa thanë se do të punojnë ngushtë me autoritetet për të siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img