Jetëgjatësia po bëhet një temë gjithnjë e më e zakonshme dhe hulumtimet sugjerojnë se nuk është vetëm çështje gjenetike dhe fati.
Ndërsa gjenet tona sigurisht luajnë një rol, ekspertët theksojnë se ritualet tona të përditshme, veçanërisht rutinat e mëngjesit, kanë një ndikim të gjerë në shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.
Mjeku Jeffrey Egler për Daily Express thekson se “rutinat e mëngjesit luajnë një rol kyç në rregullimin e ritmeve tona cirkadiane, të cilat janë vendimtare për një sërë funksionesh trupore, duke përfshirë prodhimin e hormoneve, metabolizmin dhe ciklet e gjumit”. Kjo qasje mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin fizik dhe mendor, duke rritur kështu cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë e mundshme.
“Mendoni si të drejtoni një anije në det. Nëse e vendosni atë në drejtimin e duhur që në fillim, është shumë më e lehtë të qëndroni në kurs për pjesën tjetër të ditës,” vuri në dukje studiuesi Andreë Hogue. Këto zakone, edhe pse të thjeshta, mund të kenë efekte afatgjata në shëndetin dhe vitalitetin tonë, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.
Ekspertët kanë ndarë shtatë hapa kyç në rutinën tuaj të mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të arrini këto qëllime.
Rutina e mëngjesit për jetëgjatësi:
Hidratim menjëherë pas zgjimit
Një vakt i pasur me lëndë ushqyese
Ushtrime të lehta
Aktivizimi i sistemit nervor për të reduktuar stresin
Vendosja e synimeve për ditën
Të shijuarit e kafes së mëngjesit
Këto zakone të thjeshta por efektive në mëngjes mund të ndikojnë ndjeshëm në jetëgjatësinë tonë.
Gjithashtu, nutricionistja Federica Amati thekson se “vaktet e ekuilibruara, aktiviteti fizik dhe qartësia mendore mund të mbrojnë trupin nga efektet e dëmshme të stresit kronik, i cili është i lidhur me sëmundje të shumta”.
Sipas ekspertëve, adoptimi i këtyre zakoneve nuk është vetëm rruga për një jetë më të gjatë, por edhe një cilësi më të mirë të jetës çdo ditë, transmeton Klankosova.tv.