Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut.
Në vendin e ngjarjes kishte mbetur e vdekur një 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit ndërsa për në Urgjencën e Gjilanit ishin transportuar dy pasagjeret të cilat kishin marr lëndime trupore.
Lajmi e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.
“Një prej personave që janë aksidentuar nuk e kanë sjellë në spital. Sipas të gjitha gjasave është e vdekur në vend. Një tjetër që e kanë nisur për në spital e kanë sjellë pa shenja jete, po besoj gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë dhe ka pasur lëndime në kokë që sipas të gjitha gjasave ato e kanë shkaktuar vdekjen, por ajo mbetet të verifikohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
“Kufoma e të ndjerës ende është këtu dhe presim që të vijë ekipi i IML-së për ta marrë. Kurse personi i tretë ka pasur lëndime në mushkrinë e djathtë si pasojë e traumës, si dhe lëndime në formë të thyerjes së unazës së katërt lumbale dhe ajo është rrugës për në QKUK. Ajo mund të themi që është jashtë rrezikut për jetë, por për trajtim të mëtutjeshëm e kemi nisur për në QKUK” ka thënë Emini duke shtuar se e lënduara e tretë që është dërguar në QKUK, është e lindur në vitin 2004.
