I pari i AAK, Ramush Haradinaj tha se rezultatin zgjedhor e kanë marrë pas akuzave se kryeministri Albin Kurtin punon me agjendë ruse-serbe.
“Ne ua kemi dhënë një lajm të keq, e kemi sqaru se Kryeministri i Kosovës po punon për agjendën ruse dhe serbe, se agjenda e tij është me na largu prej aleatëve të sigurisë prej Amerikës, me zbehë besimin e brendshëm, me dobësu ekonominë, me përqa, me fy. Të gjitha këto kanë qenë lista e gjërave që ky po i bënë për të dobësu Kosovën. Arsyeja pse unë kam qenë edhe ma alarmues ka qenë se kam pas edhe më shumë informata”, tha Haradinaj në Rubikon.