13.4 C
Pristina
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

spot_img

Mustafa, minisrit Çeku: A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd?

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kërkuar sqarime nga ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, lidhur me nënshkrimin e tenderëve në vlerë prej 56 milionë eurosh në nëntor të vitit 2024, në fund të mandatit qeverisës, pasiai kritikoi kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku lidhur me qëndrimet e tij politike.

Përmes një reagimi në Facebook, Mustafa e ka sfiduar ministrin Çeku të shpjegojë urgjencën e këtyre tenderëve.

“Hajrulla, a po na tregon qysh i ke nënshkru’ 56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar? Çka ke kaq urgjente? Nuk ndërtohen 4 stadiume për 4 muaj… çfarë halli financiar pate?” – ka shkruar Mustafa.

Ai ka ngritur gjithashtu akuza për ndarjen e subvencioneve nga Ministria e Kulturës, duke pretenduar se vëllai i ministrit Çeku ka përfituar 257 mijë euro.

“A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd? A i keni fitu 48 mandate Hajrulla me formu’ qeverinë apo me i bà analizë sintaksës, drejtshkrimit e bukurshkrimit të Lumirit? Neve na ke në qato pozicione që kemi thënë para, gjatë e pas fushatës.” – tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img