13.4 C
Pristina
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

spot_img

Lulzim Fushtica: Ministria e Kulturës pengon Sheshin Xhorxh Bush, një goditje për zhvillimin e Prishtinës

Përmes një postimi Drejtori i Sigurisë në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka treguar se Ministria e Kulturës ka marrë një vendim të papritur dhe të paarsyeshëm për të ndaluar punimet në Sheshin Xhorxh Bush, një projekt jetik për modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së Prishtinës, raporton PrishtinaPress.

Ky vendim nuk është vetëm një pengesë për avancimin e qytetit tonë, por gjithashtu është një goditje e drejtpërdrejtë për përpjekjet tona për ta zhvilluar Prishtinën dhe për t’i ofruar qytetarëve një qytet më të rregulluar dhe më të funksional.

Si Drejtor i Sigurisë në Komunën e Prishtinës, mund të them me bindje se ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për infrastruktura e qytetit, por dhe për sigurimin e hapësirave publike më të sigurta dhe më të mira për qytetarët. Sheshi Xhorxh Bush është një hapësirë kyçe që do të kontribuonte në ofrimin e kushteve të reja për jetesë dhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe sociale.

Pavarësisht këtij vendimi të Ministrisë së Kulturës, ne nuk do të ndalemi! Prishtina ka nevojë për hapësira të pastra, të bukura, më të sigurta dhe më funksionale për të gjithë qytetarët e saj. Çdo pengesë politike dhe burokratikë do të na motivojë më shumë për të vazhduar përpjekjet tona për ta transformuar kryeqytetin dhe për t’i ofruar një të ardhme më të ndritur qytetarëve tanë.

Ky është një moment kritik për qytetin tonë, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur, me përgjegjësi dhe përkushtim, për të siguruar një Prishtinë më të zhvilluar, më të rregulluar dhe më të sigurt për të gjithë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img