14.7 C
Pristina
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

spot_img

Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë me Slloveninë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë mes Kosovës dhe Sllovenisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje, duke e cilësuar atë si një hap i rëndësishëm që do të ndikojë në shumë aspekte të bashkëpunimit mes këtyre dy shteteve.

 “Në përputhje me prioritetet strategjike të Republikës së Kosovës, përforcimin e bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë në nivel evropian e më gjerë, Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) në kuadër të mandatit të saj ligjor ka vendosjen e marrëdhënieve me autoritete homologe me theks të veçantë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

“Në dritën e kësaj AMIK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme  në funksion vendosjen e kontakteve me NSA (National Securitu Authority) nga shteti i Sllovenisë ku si rrjedhojë arrihet harmonizimi i vullnetit dhe gatishmëria nga të dyja palët për të avancuar tutje arritjen e marrëveshjes së përgjithshmë të sigurisë. Arritja e marrëveshjes për sigurinë në fushën e mbrojtjes, informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte: forcimi e bashkëpunimi dypalësh, sigurimi i informacioneve të klasifikuara, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për integrim euroatlantik”, tha Kurti.

Po ashtu në këtë mbledhje u miratua edhe një nismë për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img