Jamie Shea ka vlerësuar se ditëve të fundit është rikonfirmuar përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Aleancën, tek ka theksuar se nuk sheh asnjë arsye për tërheqjen e përmendur së fundi të forcave amerikane nga Evropa e rrjedhimisht edhe nga Kosova.
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që forcat amerikane të tërhiqen nga Evropa.
Ai tutje ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, i sheh gjërat shumë si një biznes.
“Ju keni parë me Ukrainën, për shembull, se ai ka negociuar një marrëveshje për mineralet me presidentin Zelensky dhe se ky e sheh atë marrëveshje si të rëndësishme për sa u përket garancive amerikane të sigurisë për Ukrainën. Kështu që, ndjenja ime është se do të ishte mirë për Kosovën, megjithëse për të parë se çfarë lloj marrëveshjesh mund të bëjë me investimet e biznesit amerikan, për shembull, sipërmarrjet e përbashkëta në një prani civile në infrastrukturë e miniera, pasi Kosova ka shumë resurse natyrore”.
“Pra, ndjenja ime është se Kosova e renditur në Shtetet e Bashkuara mund të lidhet me biznesin komercial, sa më shumë që presidenti Trump do të shohë një avantazh për të ruajtur edhe marrëdhëniet e sigurisë”.