Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e radhës.
Kjo mbledhje është paraparë të nis nga ora 10:00.
Sipas agjendës, aty pritet të shqyrtohet Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.
Marrëveshje në fjalë thuhet se “do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.
Po ashtu në rend dite do të jenë edhe 17 pika të tjera./Klankosova.tv