13.7 C
Pristina
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

spot_img

Trumpi mund të japë ultimatum për Kosovën e Serbinë

Presidenti amerikan, Donald Trump mund ta vërë Kosovën dhe Serbinë para faktit të kryer me anë të një marrëveshje në formë ultimatumi.

Ky së paku është paralajmërimi i analistit serb, Marko Mishkelin, sipas të cilit qëllimi i administratës së re amerikane është që të shënojë sa më shumë fitore diplomatike.

Në një prononcim për portalin ‘Kosovo online’, ai ka thënë se në rast se Shtetet e Bashkuara bëhen pjesë e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, atëherë oferta e parë e Trumpit do të ishte një lloj ultimatumi – duke i vënë të dyja palët para faktit të kryer.

“Dikur do të ketë bisedime, dhe oferta e parë do të jetë pikërisht kjo. Sepse e tillë është mënyra se si negocion Trumpi”, ka thënë Mishkelin, i cili bashkëpunëtor i Qendrës për Qëndrueshmëri Shoqërore.

Sipas tij, taktika negociuese e presidentit të sapozgjedhur amerikan është që të shënojë sa më shumë gjëra që është e mundur, veçmas në mandatin e tij të dytë kur po mendon për trashëgiminë e tij.

“Për të ka rëndësi që ai të jetë paqebërës në sa më shumë vende që është e mundur”, ka thënë tutje Mishkelin.

Ai ka theksuar se shumëçka varet nëse ka vullnet për një zgjidhje pragmatike, atëherë Trumpi nuk do të bëjë ndonjë ultimatum, por një “ofertë tjetër bisedimesh”.

“Nëse vijmë deri te një pikë ku ai mendon se nuk ka vullnet nga njëra palë ose tjetra, ky do të jetë çasti kur do të bëhet një ultimatum pas të cilit nuk do të ketë një tjetër ofertë, dhe kam frikë se Zelensky e ka përjetuar më së shumti”.

Tutje, Mishkelin ka vlerësuar udhëheqjen serbe e cila, sipas tij, duhet të vazhdojë ta bëjë atë çfarë ka bërë deri më tani, një politikë të qetë e të mençur kundrejt ShBA-së.

Ai ka shtuar se sa i përket Prishtinës shumë gjëra varen prej qeverisë së ardhshme.

“Ne te Kurti e qeverisja e tij kemi parë diçka që ishte e pazakontë për palën shqiptare, dhe kjo ishte një qasje tejet e ashpër kundrejt njërës palë të spektrit politik në Amerikë që tani është në pushtet. Ka pasur mjaftueshëm mençuri që të mos bëhet në mënyrën siç e ka bërë Zelensky”, ka shpjeguar Mishkelin.

Analisti serb ka shprehur po ashtu bindjen që Trumpi do ta shfrytëzojë Marrëveshjen e Washingtonit në këto bisedime.

“Administrata e Trumpit me siguri do ta shfrytëzojë Marrëveshjen e Washingtonit sepse, tekefundit, e cilëson një tjetër fitore diplomatike. Ajo ishte arritur pak para zgjedhjeve dhe disa gjëra atym, sidomos ato që kanë të bëjnë me ekonominë, ishin mjaft të rëndësishme dhe janë theksuar prej Trumpit dhe disa të tjerëve”, ka shtuar Mishkelin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img