Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara, ka bërë me dije se janë identifikuar kufoma e shtatë e viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit
Në një prononcim për Klan Kosova, ai ka thënë se institucionet përkatëse shumë shpejt do të organizojnë ceremoninë e rivarrimit për të rënët.
“Pritet që institucionet përkatëse të organizojnë ceremoninë e rivarrimit për të rënët, ndërsa ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin drejtësi dhe fatin e të afërmve të tyre të zhdukur”, ka thënë Gara.
Viktimat ishin ekzekutuar gjatë Masakrës së Kralanit të Klinës, e cila është një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe kanë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.