14.2 C
Pristina
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

spot_img

Kurti në anglisht, në X: Ishim dëshmitarë të ndërhyrjes së fortë dhe të drejtpërdrejtë nga Serbia

Pas konferencës së djeshme për media, ku akuzoi Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti ka përsëritur këto akuza edhe në një postim të gjatë në platformën X.

Kreu në i qeverisë në detyrë ka akuzuar qeverinë e Beogradit për “ndërhyrjeve të forta dhe të drejtpërdrejta” të cilat, sipas tij, “kishin për qëllim frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit serb në Kosovë.”

Kurti ka renditur një sërë veprimesh që ai i cilëson si presion politik dhe ndërhyrje të jashtme në procesin demokratik të vendit.

Sipas Kurtit, ndërhyrja serbe ka përfshirë “kërcënime financiare për ndërprerjen e përfitimeve serbe, shantazh, ryshfet, sulme kibernetike të kontraktuara dhe forma të tjera presioni, kryesisht të drejtuara ndaj partive serbe që sfidojnë dominimin e Listës Serbe dhe synojnë të sjellin pluralizëm politik në sistem, si dhe ndaj votuesve që mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe.”

“Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura një muaj më parë, ishim dëshmitarë të ndërhyrjeve të forta dhe të drejtpërdrejta nga Serbia—konkretisht nga qeveria e saj—të cilat kishin për qëllim frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit serb në Kosovë. Këto ndërhyrje përfshinin kërcënime financiare për ndërprerjen e përfitimeve serbe, shantazh, ryshfet, sulme kibernetike të kontraktuara dhe forma të tjera presioni, kryesisht të drejtuara ndaj partive serbe që sfidojnë dominimin e Listës Serbe dhe synojnë të sjellin pluralizëm politik në sistem, si dhe ndaj votuesve që mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe.

Në ditën e zgjedhjeve, autobusë transportuan votues nga Serbia dhe u organizua votimi kolektiv. Votuesit u mbikëqyrën pranë vendvotimeve dhe u bë e qartë se kushdo që raportonte këto veprime në polici do të kishte familjen e kërcënuar.” – ka shkruar Kurti mes tjerash.

Postimi i plotë KËTU

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img