16.5 C
Pristina
Monday, March 10, 2025

Buy now

spot_img

Disa incidente zjarresh në rajonin e Ferizajt, Policia me apel për kujdes të shtuar

Policia Rajonale e Ferizajt bëri apel për kujdes të shtuar nga zjarret.

“Gjatë javës së kaluar janë raportuar disa incidente zjarresh në këtë rajon, duke përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtërpcën, Shtimen dhe Hanin e Elezit”, tuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajt.

Policia Rajonale e Ferizajt tha se “po punon me përkushtim në parandalimin e zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencitë përkatëse”.

“Aktualisht, në rajonin e Ferizajt nuk ka asnjë vatër aktive apo lokalitet të përfshirë nga zjarret. Megjithatë, policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e hapësirave fushore dhe pyjeve, pasi pasojat mund të jenë të rënda dhe të pakthyeshme”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se “do të jetë e pakompromis ndaj kujtdo që, me qëllim apo nga neglizhenca, shkakton zjarrvënie”.

“Të gjithë personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të pakujdesisë do të ndiqen penalisht”.

Policia i falënderoi qytetarët për bashkëpunimin, ndërsa i ftoi ata që ta lajmërojnë Policinë për raste të tilla.

“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe i ftojmë që, sa herë që kanë informacione rreth personave që me dashje shkaktojnë zjarrvënie, të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë””.

Numrat kujdestarë për raportim janë:

📞 192

📞 0290/326-250

📞 0290/322-406

“Policia do të reagojë menjëherë dhe garanton se të dhënat e raportuesve do të ruhen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img