18.7 C
Pristina
Monday, March 10, 2025

Buy now

spot_img

Rutte sot shkon në Bosnjë dhe Hercegovinë, nesër viziton Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Mark Rutte, do të qëndrojnë sot për vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Atje, Rutte do të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Punëve të Jashtme, atë të Mbrojtjes dhe Ministrin në detyrë të Sigurisë.

Rutte do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në Kampin Butmir, ku do të takohet me Komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian, njofton Klankosova.tv.

Pas Sarajevës, Mark Rutte dhe zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska do të vijnë të martën për vizitë në Kosovë.

Në Prishtinë , zyrtarët e lartë të Aleancës Veri-Atlantike do të takohen me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndërkaq, konferenca për shtyp do të mbahet në 14:50, njofton Klankosova.tv.

Së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it, ata do të takojnë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img