Mirlind Daku ka qenë protagonist në fitoren e Rubin Kazan ndaj Spartak Moskës, ku skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 2-1.
Sulmuesi gjilanas i shënoi të dy golat për skuadrën e tij, por iu desh ta lërë fushën në minutën e 75-të pas dy kartonëve të verdhë.
Sulmuesi fillimisht përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e mysafire, ku në minutën e tetë shënoi për 1-0 pas një goditje shumë të fortë.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 28-të pas një harkimi në zonë, Daku shënoi me kokë për 2-0.
Në minutën e 75-të, Daku mori një top në dorë ndërsa mbrojtësi i Spartak i hoqi nga dora dhe e rrëzoi, ku gjyqtari të dy i ndëshkoi me karton të verdhë, ndërsa kishin paraprakisht nga një tjetër, për t’i detyruar ta lëshojnë fushën.
Ai doli nga fusha me zhgënjimi dhe goditi kamerën duke lënë fushë, ku mbahej nga trajneri dhe bashkëlojtarët e tij.
Mirlind Daku nga SofaScore u vlerësua si një nga më të mirët në fushë me notën 7.5.

Me këto dy gola, Daku momentalisht ka shkuar në kuotën e 11 golave sezonal në elitën e futbollit rus.
Dardan Shabanhaxhaj dhe Marvin Çuni po ashtu luajtën për Rubin Kazanin në këtë fitore.