6.7 C
Pristina
Monday, March 10, 2025

Buy now

spot_img

Real Madridi fiton me shumë mund ndaj Rayo Vallecanos dhe ngjitet në pozitën e dytë 

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit spanjoll.

Rastin e parë serioz vendasit e patën në minutën e 15-të kur ishin të pafat dhe nuk e gjetën golin pas shtyllës së Vinicius Junior.

Mysafirët në anën tjetër treguan shenjat e para në minutën e 27-të me Andrei Ratiun, por Andriy Lunin bëri një pritje fantastike.

Pas gjysmë ore lojë, Real Madridi kaloi në epërsi me Kylian Mbappe (30’) i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit nga Vinicius Junior.

Kjo nuk ishte e tëra për ‘Los Blancos’ pasi ata pak minuta më vonë shënuan edhe të dytin, kësaj radhe me Vinicius Jr (34’) që u fut brenda zonës për të realizuar për 2-0.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Vallecano e gjeti golin duke shënuar me anë të Pedro Diaz (46’) që realizoi me ndihmën e traversës për 2-1.

Pjesa e dytë ishte e qetë dhe pa raste konkrete për ndonjërën skuadër dhe rezultati mbeti po ai i pjesës së parë.

Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 57 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona si lider, por me një ndeshje më pak të luajtur.

https://widgets.sofascore.com/embed/tournament/36/season/61643/standings/LaLiga?widgetTitle=LaLiga&showCompetitionLogo=true

Standings provided by Sofascore

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img