Bekim Blakaj, drejtor FDH, ka qenë kritik ndaj Gjykatës Speciale të Hagës pasi ditë me parë nuk e lejoi ish-presidentin Hashim Thaçi të vizitojë babain e tij në Kosovë, pasi ishte i sëmurë.
Ai ka deklaruar se kjo ka të bëjë pasi së fundmi ka të ngritur një aktakuzë të re dhe ajo mund të ketë ndikim në këtë.
“Është i papranueshëm vendimi i Gjykatës Speciale të Hagës që të mos e lejojë Z. Hashim Thaçi të vizitojë babain e tij. Rrjedhën disa informata të prokurorisë së gjoja ata kanë informacion se babai i tij nuk është shumë i sëmurë dhe është spital”.
“Tani ne vetëm mundemi të spekulojmë, mendoj që një prej arsyeve është kjo aktakuza e dytë e Thaçit që nuk ka të bëjë me krime lufte, por ka të bëjë me pengimin e drejtësisë, mendoj se gjykata gjen arsye që të moslejohet vizita e Thaçit tek babai i tij”, ka thënë Blakaj. /Klankosova.tv