9.5 C
Pristina
Thursday, March 6, 2025

Buy now

spot_img

Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar, Ambasada gjermane: Presim nga të gjithë ta respektojnë sundimin e ligjit

As për herën e katërt nuk ndodhi.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk u paraqit në zyrat e Prokurorisë Speciale më 4 mars në orën 11:00, për të dëshmuar në rastin e “Rezervës shtetërore”.

Në vend të kësaj, Kurti zgjodhi të hedhte disa lopata me ciment në Gjilan, në nisjen e punimeve për një çerdhe.

Ky veprim i tij, kishte ngjallur reagime edhe në mediat ndërkombëtare.

E rreth kësaj shpërfillje u deklarua sot edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Kjo Ambasadë, përmes një përgjigje me shkrim ka deklaruar se e pret që sundimi i ligjit dhe procedurat të respektohen nga të gjithë.

“Jemi plotësisht dakord me deklaratat e bëra nga misionet e tjera. Ne presim që të respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe të respektohen procedurat dhe proceset përkatëse nga të gjithë”, u shpreh zëdhënësi i ambasadës, Christian Böttcher.

Por, shefi i qeverisë të hënën e kaluar, nuk e la pa folur rreth kësaj teme.

Albin Kurti, fajin për mosparaqitjen e tij ia la Prokurorisë.

Bile, ky sërish iu ka kërkuar prokurorëve t’i shkojnë në zyrë.

“Unë e mirëpres Prokurorinë e Shtetit në Zyrën e Kryeministrit, ka pasur raste edhe në të kaluarën kur prokurorët, hetuesit kanë ardhur për kryeministra, madje jo vetëm si dëshmitarë, por edhe si të pandehur, prandaj nuk ka asnjë arsye që kjo të mos zbatohet”.

“Pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime, nëse prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time, ajo do të vinte tek ne. Një prokuror që e ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit, ai nuk humb kohë”, u shpreh Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img