Situata e mbeturinave në qytet është përkeqësuar, një kontienjer ri është gjetur i thyer dhe pjesa tjetër e mbushur me mbeturina të shumta në zonën “Te Qafa” në Prishtinë, shkruan PrishtinaPress.
Banorët e kësaj zone kanë shprehur shqetësimin e tyre për pasojat e mjedisit, duke theksuar se pastrimi dhe menaxhimi i mbeturinave është një problem i vazhdueshëm në këtë pjesë të qytetit.
Banorët kërkojnë veprime të shpejta dhe të qëndrueshme për të përmirësuar gjendjen e mjedisit në këtë lagje.