18.1 C
Pristina
Thursday, March 6, 2025

Buy now

spot_img

Prishtina e ka caktuar lokacionin për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit, familja ka dhënë pëlqimin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka caktuar lokacionin për vendosjen e monumentit të Adem Jasharit në kryeqytet.

Ndonëse nuk ka treguar se ku do të jetë vendi, ai ka thënë se për lokacionin në fjalë është pajtuar edhe familja Jashari.

“Kryeqyteti, ka caktuar tashmë lokacionin për monumentin e Heroit Legjendar “Adem Jasharit”. Nderim i përjetshëm për sakrificën që vulosi lirinë tonë. Sot, në seancën solemne të Kuvendit të Kryeqytetit, përkujtuam dhe nderuam sakrificën e pavdekshme të familjes Jashari – një akt trimërie që shënoi pikë kthese në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Mirënjohja e dorëzuar familjes Jashari nuk është thjesht një simbol, por një zotim i Kryeqytetit se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në themelin e shtetit tonë, në ndërgjegjen kombëtare dhe, mbi të gjitha, në zemrat tona. Me përkushtim të plotë për të ruajtur dhe nderuar këtë trashëgimi, Kryeqyteti, ka caktuar tashmë lokacionin për monumentin e Heroit Legjendar “Adem Jasharit”, lokacion për të cilin kemi pëlqimin edhe të vetë familjes Jashari. Ky monument do të qëndrojë si dëshmi e përjetshme e lavdisë dhe heroizmit të tij”, ka shkruar Rama në profilin e tij në “Facebook”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img