10.8 C
Pristina
Thursday, March 6, 2025

Buy now

spot_img

Osmani: Prekazi ishte kështjellë e lirisë, ndërsa familja Jashari themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, të mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Nga atje, presidentja ka thënë se marsi në Kosovë nuk është vetëm një muaj në kalendar, por siç u shpreh ajo, një kujtesë e përhershme e sakrificë dhe e heroizmit.

“Marsi në Kosovë nuk është thjeshtë një muaj në kalendar, por një kujtesë e përhershme e sakrificë dhe e heroizmit. Në këtë muaj kujtojmë Epopenë e lavdishme të luftës së UÇK-së, përkulemi me respekt para dëshmorëve të kombit, kujtojmë martirët e rënë në masakra dhe nderojmë heronjtë që dhanë gjithçka për Kosovën e lirë”, ka potencuar ajo.

Osmani ka theksuar se familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës dhe siç u shpreh, një monument i gjallë i sakrificës dhe heroizmit.

“Sot kujtojmë me krenari komandantin legjendar, Adem Jashari, familjen e tij heroike dhe të gjithë luftëtarët që i dolën zot atdheut, duke e paguar lirinë me jetën e tyre.

Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, Prekazi ishte një kështjellë e lirisë, ishte një kortifikatë e pamposhtur e kombit tonë dhe i tillë mbetet edhe sot. Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës, një monument i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq”, ka thënë mes tjerash presidentja Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img