2.7 C
Pristina
Monday, March 3, 2025

Buy now

spot_img

Shala i PDK-së: Qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët për mbylljen e AKP-së

Në fushatën e vitit 2021 për zgjedhjet parlamentare Albin Kurti kishte premtuar mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Për katër vite të plota në pushtet të liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje” AKP-ja jo që nuk është mbyllur, por  ka vazhduar me procesin  e likuidimit të dhjetëra ndërmarrje shoqërore në vend.

Bordi i AKP-së ka shpallur konkursin për zgjedhjen e drejtorit ekzekutiv të AKP-së me mandat 4-vjeçar, me ç’rast konkursi ka qenë i hapur nga 28 janari-26 shkurt 2025.

Nëse procesi i zgjedhjes së drejtorit të AKP-së shkon sipas planit, ky i fundit do të merrë një kontratë 4-vjeçare para se të formohet Qeveria e re e Kosovës, pasi që ende nuk ka përfunduar numri i të gjitha votave të zgjedhjeve të mbajtura në fillim të shkurtit 2025.

Ferat Shala nga PDK-ja, i cili në legjislaturën e fundit e ka udhëhequr Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, deklaroi se AKP-ja nuk do të mbyllet, ashtu siç ka premtuar kryeministri Albin Kurti.

Hapjen e konkurseve për drejtor të kësaj agjencie, sipas Shalës, po ndodhin për interesa partiak e politik.

“S’kanë plan ta mbyllin AKP-në, por po vazhdojnë shitjen e aseteve me një sistem kontrolli mbi nivele politike. Edhe drejtorin e ri që disa herë hapin konkurs derisa t’i plotësojë kriteret njëri nga kandidatet e preferuar të tyre politik”, deklaroi Shala.

Shala akuzoi Qeverinë ‘Kurti’ për mashtrim lidhur me mbylljen e AKP-së.

Sipas tij, gjatë katër viteve të qeverisjes aktuale, kjo agjenci veç ka punësuar militantë të partisë në pushtet.

“Qeveria ka mashtruar opinionin me mbylljen e AKP-së. Ajo ka vazhduar punën njëjtë për të vazhduar shitjen e aseteve dhe likuidimin e tyre, asgjë s’ka ndryshuar përveç punësimeve të militantëve të VV-së. E keqja e ekonomisë është se asetet e AKP nuk janë funksionalizuar në kontest të zhvillimit ekonomik ”, shprehet Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img