6.4 C
Pristina
Monday, March 3, 2025

Buy now

spot_img

Një pjesë e vjetër e Prishtinës dekorohet për nderë të Ramazanit

Ashtu siç tashmë është bërë traditë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, sonte janë ndezur dritat dekorative në pjesën e vjetër të Prishtinës, duke sjellë një atmosferë festive në kryeqytet.

Në ceremoninë e ndezjes së dritave morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Myftiu Tërnava tha se tashmë është bërë traditë që në fillim të Ramazanit një pjesë e Prishtinës të dekorohet për të shprehur madhështinë e këtij muaji.

Ai falënderoi kryetarin Rama dhe familjen Hertica për kontributin e tyre në këtë nismë.

Gjithashtu, ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë për ardhjen e muajit të shenjtë, duke lutur Zotin që t’ua pranojë ibadetet dhe adhurimet.

Nga ana tjetër, kryetari Rama deklaroi se komuna po punon që ditëve në vijim të ndezë drita edhe në pjesë të tjera të Prishtinës për ta bërë këtë muaj edhe më madhështor.

Ai gjithashtu uroi besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img